Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi në Kuvend: Vendimi, shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mori fjalën sot në nisje të seancë plenare në Kvend ku foli për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për Kuvendin e ri.

Bardhi tha se vendimi për shtyrjen është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja e kuvendit. Ai vijoi të ritheksonte se duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura.

"Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve. Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, Kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër.

Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregullorja e kuvendit”, tha Bardhi.