Berisha denoncon skandalin në Kuvend: Deputetin Qani Xhafa e hetoi Altin Troplini për një shkelje të pastër civile

"Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues. Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool. Ky ishte krimi i tij. Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij? Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit? Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimni elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm. Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më. E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta. Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë? E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë," tha Berisha.