Avokati i ri i Popullit, Peleshi: Do e vazhdojmë në shtator, kam bërë një bisedë me Nokën dhe ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi foli sot në Kuvend lidhur me kërkesën e opozitës për përfshirjen në rend dite të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Peleshi tha se kjo është më e mundshme të bëhet në shtator.

Ai shtoi se duhe të ulen dhe të dëgjojnë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita duke theksuar se maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë.

Unë kam kërkuar që të bëjmë një proces, si gjithmonë në zgjedhjet e krerëve të institucioneve të pavarura.

Të ulemi dhe të dëgjojmë propozimet e opozitës, duke respektuar edhe traditën e propozimeve që vijnë nga opozita por maxhoranca para se të votojë ka të drejtën të njihet me të gjithë, të bëhet një diskutim dhe të arrihet në dakordësi paraprakisht.

Të gjithë propozimet e ardhura, që kanë kaluar procesin deri në komisione, janë propozuar nga opozita, dhe duhet të zhvillonim bisedime.

Kam bërë një bisedë me Nokën në një nga seancat, e lamë që ta rimarrim këtë temë pas zgjedhjeve.

Por besoj se ka ngelur një seancë dhe duket më e mundshme të vazhdojmë në shtator. Gjithsesi ne nuk kemi kundërshtim të vazhdojmë procesin e përmbylljes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit", tha Peleshi.