HERA E KATËRT/ Arben Ahmetaj vazhdon në hetim, SPAK shtyn afatin deri në shtator
Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetajn.
Me këtë afat të ri procedimi dhe plotësimi i dosjes nga SPAK do të vijojë deri në muajin shtator.
Shkak për shtyrjen e radhës sipas përfaqësuesve të opozitës është pritja për letër porositë që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës.
Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve.
Të pandehur për këtë çështje, SPAK ka marrë edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt që akuzohen për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.
Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit, i cili prej dy vitesh ndodhet në kërkim ndërkombëtar.
Në muajin korrik të vitit 2023 Parlamenti miratoi kërkesën e SPAK-ut për të arrestuar ish-zëvendëskryeministrin, por preja tij moment ai u largua nga Shqipëria, ndërsa në çështjet në prokurori është përfaqësuar prej avokatit të tij.
Procedimi ndaj tij nisi për incineratorin e Elbasanit ku SPAK-u ka ngritur dyshime mbi koncesionin e miratuar në vitin 2014.

