Kryedemokrati në krye të Kadastrës, Berisha: Si e gjeti Deromemaj këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit...
Kryedemokrati Sali Berisha vijoi edhe këtë të mërkurë akuzat e tij për atë që ai e quan “farsë elektorale” me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
I pyetur lidhur me emërimin e kryedemokratit të Vlorës, Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së këtij qyteti, Berisha pranoi se ai është një investim i PD-së, por shtoi se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij.
FJALA E BERISHËS
Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë.
Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë.
Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut.
Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij...
...Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident.
Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë.
Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo.
Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni.
Nuk janë marrë akoma videot, sepse ka pasur probleme me dorëzimin e videove nga KQZ, qarqeve që kanë kërkuar videot.
Tani janë dorëzuar atje sepse kërkonin depozita të mëdha me kapacitete të mëdha për marrjen e videove, dhe tani sapo të dorëzohen nga KQZ, do fillojë shqyrtimi i tyre. Kjo është pra.
Videot e parë që janë dorëzuar nga KQZ, janë videot e Elbasanit, janë disa të Vorës, por ato të Vorës janë të prera në mënyrë të papërshtatshme. Pret Tirana t’i marrë, ka depozituar kapacitetin për depon e videove, që ishte shumë i madh. Por u gjet dhe do dorëzohen.
Ramaduro! Ramaduro. Çfarë komenti tjetër do? Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro. E kupton vetë!
Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.
Po për kë bien këto kambana? A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë. A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.
Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti. Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës. Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kjo është arsyeja. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.


