Ambasadori i OSBE-së, Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi përmes rrjeteve sociale se ditën e djeshme, kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një vizitë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Kjo vizitë vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, forcimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për menaxhimin e kufijve.

Ambasadori i OSBE-së, Tarran vizitë në Kakavijë, në

Gjithashtu, u theksua roli i misionit të FRONTEX në këtë drejtim.

OSBE u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të forcuar kapacitetet institucionale në menaxhimin e kufirit.