Partitë e mëdha me vota minus/ Rinumërimi për qarkun e Tiranës, Bele: Të hënën presim të përfundojë procesi
Rihapja e kutive të qarkut Tiranë vijon të penalizojë partitë e mëdha.
Në një deklaratë për media, anëtari i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve Koli Bele u shpreh se procesi mund të përfundojë të hënën, ndërsa nuk dha një përgjigje nëse do të kërkojnë hetime për shkelje të procesit të numërimit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon procesin e rinumërimit për 1282 kutitë e qarkut të Tiranës, me partitë kryesore që vijojnë të humbasin vota.
Për 673 kuti tëhapura deri në mesditën e së martës, Koalicioni opozitar Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka me 356 vota më pak se në 11 maj.
Edhe Partia Socialiste vijon të jetë me minus ndonëse më pak, teksa iu janë hequr 248 vota.
Me ecurinë e procesit, pritshmëritë e anëtarëve të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve janë që procesi i rinumërimit për Tiranën të përfundojë deri të hënën e javës tjetër.
Menjëherë më pas do të happen kutitë e qarkut Fier.
Por Koli Bele la mëdyshje nëse gabimet e bëra gjatë procesit të numërimit në 11 maj, do të vënë në lëvizje prokurorinë për hetime të shkeljeve në zgjedhje.
Në qarkun Tiranë, partia Socialiste dominoi me 19 deputetë dhe pd me aleatët morën 13 deputetë.
Partia mundësia doli forcë e tretë me 2 mandate, ndërsa tre parti të tjera fituan nga një ulëse në parlament legjislaturën e ardhshme.
