Rinumërimi i votave në Tiranë, Luku: Procesi po ecën me ritme të ngadalta, ja arsyeja
Në një lidhje direkte për "Ora News", gazetarja Mola Luku raportoi mbi vijimin e procesit të rinumërimit të votave në disa qarqe, duke theksuar ngadalësinë e punës për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe logjistike.
"Bëhet fjalë për KQZ-në që me vendim të KAS-it kanë rihapur kutitë në disa qarqe.
Deri më tani kemi përfunduar vetëm një proces, që ishin diku ke 96 kuti të dy Bashkive në qarkun Elbasan, qarkun Gramsh dhe Peqin, ndërkohë që vijon procesi për rinumërimin e plotë të votave për subjektet politike dhe për kandidatët në listat prefernciale në qarkun e Tiranës.
Kjo e martë është dita e gjashtë që vijohet procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës, ku 24 grupet e KQZ-së po rivlerësojnë nga fillimi, ku kompetencat e plota i ka trupa e KAS-it, po vijojmë rivlerësimin për votat si për subjektet politike dhe votat për kandidatët ne listat e hapura.
Është një proces që po ecën me ritme të avashta. Kjo për faktin se nuk ka burimet njerëzore apo logjistikën që ka pasur procesi gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Në atë kohë kanë qenë 260 grupe numërimi, ndërkohë gjatë këtyre ditëve kemi pasur vetëm 24 grupe numërimi", u shpreh Luku.
