KATËR SKUADRA KALOJNË MË TEJ! Emocione, gola dhe dramë në Botërorin e Klubeve në DigitAlb

Inter Miami, Palmeiras, PSG  dhe Botafogo janë katër skuadrat e radhës që siguruan kualifikimin për në raundin me eliminim direkt në botërorin e klubeve.

Shumë emocione u rezervuan dhe në ndeshjet e fundit të grupeve A dhe B, ku u përcaktuan dhe verdiktet finale.

Kështu, Inter Miami dhe Palmeiras morën një barazim 2-2 që i leverdisi të dyja skuadrave. Në pjesën e parë ishte Tadeo Allende, ai i cili shënoi golin e parë, ndërsa në fraksionin e dytë golin e gjeti dhe Lusi Suarez.

Më pas ishte Paulinho ai I cili ngushtoi shifrat në të 80-ën, për të shkuar tek goli i Mauricio që vendosi ekuilibrin 7 minuta më vonë. Si brazilianët ashtu dhe skuadra e Leo Mesit kaluan në turin tjetër.

Në takimin tjetër të grupit Al Ahli dhe Porto dhuruan spektakël duke barazuar 4-4.  Abou Ali ishte njeriu i ndeshjes për egjiptianët. Sulmuesi shënoi tre gola në këtë përballje, megjithatë portugezët gjetën frocat të barazonin në tre raste shifrat duke shënuar me Mora, William Gomes dhe Samu.

Ben Romdhane dhe Pepe kompletuan ndeshjen me dy supergola, duke dhuruan magjinë e tyre për tifozët që ndodheshin në stadiumin e New Jersey. Në fund si Al Ahli ashtu dhe Porto e mbyllën që në grupe rrugëtimin e tyre amerikan.

PSG marshoi edhe ndaj Seattle Sounders duke fituar 0-2 në “Lumen Field”, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Kampionët e Europës zhbllokuan rezulatin në minutën 35-të me Kvaratskhelia, ndërsa në pjesën e dytë vulosi shifrat Hakimi.

Francezët kaluan si të parët e grupit B, ndërsa amerikanët e Seattle Sounders largohen me tre humbje nga ky botëror.

Atleticos së Madridit nuk I mjaftoi fitorja përballë Botafogo, me spanjollët që e mbyllën aventurën në këtë Kupë Bote që pas fazes së grupeve edhe pse grumbulluan 6 pikë, po aq sa dhe PSG e Botafogo.

Edhe pse të besuarit e Simeones triumfuan minimalisht ndaj brazilianëve, ishin këtë të fundit qëmorën biletën për në raundin tjetër vetëm për shkak të golavarazhit më të mirë. Goli I vetëm për madrilenët u shënua nga Griezman tre minuta para fundit të sfidës.

E marta do të sjellë dy ndeshjet e fundit të grupit C, teksa duke nisur nga ora 21:00 do të luhen Benfica - Bayern Munchen dhe Auckland City-Boca Juniors.

Ndërkohë, që në mëngjesin e së mërkurës do të jetë radha e grupit D për të përcaktuar llogaritë me dy përballjet që luhen duke nisur nga ora 03:00, me Esperanca Tunis-Chelsea dhe Los Angeles-Flamengo. Emocionet e Botërorit të Klubeve vijnë live dhe ekskluzivisht me të gjitha sfidat në ekranin e Super Sport në Digitalb.