Carlos Cuenta, ish-ndihmës i Artetës, tani trajneri i ri i Parmës... është vetëm 29 vjeç

ITALI - Parma ka teknikun e saj të ri. Pas largimit të Cristian Chivut drejt Interit, Carlos Cuesta ka marrë përsipër detyrën e trajnerit nga rumuni në stolin italian.

Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, me mundësi zgjatjeje për sezonin pasardhës. Në moshën 29 vjeç, ai merr për herë të parë pozicionin e trajnerit kryesor.

Pasi punoi si ndihmës trajner me ekipet U-17 të Atlético Madridit dhe Juventusit, ku u takua me Federico Cherubini, drejtorin e përgjithshëm të Parmës, Cuesta u bë ndihmës trajner i Mikel Artetas te Arsenali në vitin 2020, në moshën 25 vjeç.

Spanjoli është tani trajneri më i ri aktiv në pesë ligat kryesore të Evropës, me 29 vjeç, 10 muaj dhe 21 ditë.

Ai gjithashtu bëhet trajneri i dytë më i ri në historinë e Serie A.