''Marrja e pushtetit filloi shumë herët'', Shkurti: Reforma në Drejtësi, 'foshnje e vde*ur'. SPAK e kishte shansin deri në 11-12 maj
Gazetari, Armir Shkurti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se reforma në drejtësi është një ‘foshnje e vdekur’.
Shkurti: Reforma në Drejtësi është një foshnje e vdekur.
Ka lindur e vdekur, SPAK ishte si një lloj reanimacioni me të cilin u përpoq pushteti që ta shpëtojë duke thënë se kemi SPAK.
Duke bërë arrestime, ka më shumë se 1 vit ndoshta po bëhen 2 që ne kemi arrestime apo shpallje hapjesh procesesh por nuk kemi njerëz të çuar në gjyq.
SPAK e kishte shansin deri në 11-12 maj nëse do tregonte diçka.
SPAK për mua është një alibi e Ramës për të thënë që votimi është një proces i ndershëm.
Vjedhja nuk ndodh në kuti.
Gjithë marrja e pushtetit fillon shumë herët.
Dy gjëra janë denoncuar edhe nga opozita.
Një është ajo shpërndarja e lekëve të pensioneve që u njoftua që në fund të vitit të kaluar që u nda në dy këste, një u bë për vit të ri kurse një u bë për prill. Edhe falja e gjobave.
