''Dëmi bëhet edhe në kuti'', Koka: 'Treni Bullgar' nuk është përrallë e shpikur nga PD, por fakt konkret

Gazetari, Bledian Koka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘treni bullgar’ nuk është një përrallë e shpikur nga PD por është një fakt konkret.

Koka: Unë mendoj se më shumë sesa fati i kandidatëve të cilët duhen respektuar patjetër për betejën e tyre dhe bëjnë shumë mirë që kërkojnë të drejtën e votës së tyre, unë mendoj se ky proces do të ketë vetëm një qëllim.

Qëllimi i vetëm i procesit është që po dëmi bëhet edhe në kuti.

Që ‘treni bullgar’ nuk është një përrallë e shpikur nga PD por është një fakt konkret i cili stacionin më të madh e ka pasur në Elbasan.

Minimalisht ato pamje janë të mjaftueshme për të nisur një procedim penal.

Sepse opozita mund të nxjerri 1,2 apo 3 raste dhe opozita kaq mund të bëjë sepse në fund fare opozita nuk është as prokurori as polici, nuk është as administratë e KQZ.

Unë mendoj se minimalisht të gjitha faktet e propozuara që janë fakte skandaloze, fakte që tregojnë se zgjedhjet këtu I ngjajnë edhe Afrikës ne duhet ti marrim të ligat.