SHERR NË STRASBURG! PS dhe PD përplasen në “zemër” të Evropës për 11 majin
Lufta politike mes PS dhe PD u zhvendos nga Tirana në Strasburg, në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Taulant Balla i quajti zgjedhjet e 11 majit “historike”, ndërsa Jorida Tabaku foli për shkelje të kritereve ndërkombëtare. Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan reformën në drejtësi dhe kërkuan ruajtjen e pavarësisë së SPAK.
Lufta Politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokrtike u zhvendos nga Tirana në Strasburg.
Komiteti parlamentar i Stabilizimit dhe Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri bëri bashkë opozitën dhe mazhorancën së bashku më përfaqësuesit e BE-së.
Taulant BALLA nga Partia Socialiste I quajti zgjedhjet e 11 majit si historike ndërsa tha se shqiptarët votuan qartazi për rrugën e tyre drejt BE-së.
“Zgjedhjet e 11 majit treguan se qytetarët e bënë rrugën e tyre drejt BE-së. Këto zgjedhje ishin historike, pasi futëm votën e diasporës”, tha Balla.
Nga ana tjetër në kundërpërgjigje Jorida Tabaku e Partisë Demokratike foli për shkelje të kritereve ndërkombëtare në zgjedhjet e 11 majit.
Teksa përfaqësuesit e BE-së Vlerësuan ngritjen e task forcës mes SPAK, KQZ dhe PP, Gazment Bardhi tha se ai mekanizëm dështoj për shkak të kryeministrit.
Përfaqësuesit e BE-së duke folur për reformën në drejtësi thanë se ai tanimë është një proces i pakthyeshëm ndërsa bëri thirrje që pavarësia e SPAK të jetë e paprekshme.

