Mazniku nën hetim? Këlliçi: Në 2023 përfundoi shtrimi i një rruge kur tenderi ishte i hapur, Veliaj përuroi përfundimin e punimeve
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në 2023 denoncoi përfundimin e një rruge ndërkohë që ishte i hapur tenderi për nisjen e punimeve dhe se titullari i Autoritetit Kontraktor në këtë rast ka qenë Arbjan Mazniku.
Këlliçi: Është çështja e parë që ka hapur serinë e denoncimeve të mia në fushatën elektorale të 2023 kur kam qenë kandidat për bashkinë e Tiranës.
Bazuar në informacionet e mia pata një indicie që po shtrohej dhe po përfundonte shtrimi i saj ndërkohë që tenderohej dhe ishte i hapur tenderi për nisjen e punimeve.
Dhe në mënyrë të pabesueshme kam denoncuar live me zë dhe me figurë përfundimin e punimeve në atë rrugë me mjetet e bashkisë së Tiranës, me asetet e bashkisë së Tiranës dhe ndërkohë tenderi ishte ende i hapur për tu shpallur fituesi.
Ishte bërë edhe një kronikë kur kreu i ‘5D’, Erion Veliaj përuronte përfundimin e punimeve.
Kur unë kam shkuar dhe kam bërë denoncimin ka qenë e premte dhe dy ditë pas asaj dite mbyllej afati i dorëzimit të ofertave dhe shpallej më pas fituesi i tenderit për nisjen e punimeve të kësaj rruge ndërkohë që rruga kishte përfunduar, e kishte bërë bashkia.
Dhe skema ishte se paratë i kaloheshin fiktivisht një kompanie që përzgjidhej fituese, kompania mbante detyrimet ndaj shtetit, taksat që janë për tu paguar në shtet dhe më pas paratë i xhironte cash tek drejtorët e ‘5D’ për të injektuar në fushatë elektorale.
Si rruga ‘’Xhon Belushi’’ që unë e denoncova në muajin janar të vitit 2023 ishin të përllogaritura 50 projekte rrugësh të ngjashme me fond deri në 500 mijë euro, para që do hidheshin në fushtën elektorale të vitit 2023.
Nga hetimet e deritanishme rezulton që titullari i Autoritetit Kontraktor në këtë rast të jetë vetë Arbjan Mazniku.
Pra është personi që e ka firmosur këtë tender.
