Vijon rinumërimi në Tiranë/ Procesi pritet të zgjasë rreth 10 ditë për shkak të numrit të kufizuar të grupeve të numërimit
Gazetarja Mola Luku në lidhje direkte me Ora News u shpreh se rinumërimi në Tiranë po vijon me rishikimin e 1282 kutive që përfshijnë mbi 400 mijë vota të vlefshme dhe 17 mijë të pavlefshme, duke theksuar se procesi pritet të zgjasë rreth 10 ditë.
"Ditën e sotme 24 grupe numërimi nga stafi i KQZ-së do të rihapin 1282 kutitë e qarkut të Tiranës në rank vendi.
Bëhet fjalë për 400 mijë vota të vlefshme dhe 17 mijë vota të pavlefshme të cilat do të rinumërohen dhe njëherë duke u ndjekur kështu procesi ashtu si procesi në zxgjedhjet e 11 majit. Fillimisht do të numërohen votat për subjektet politike dhe më pas për kandidatët në listë të hapur.
Ky proces pritet të zgjas rreth 10 ditë, ku do të bëhet dhe një diferencë e votave të numëruara nga zgjedhjet e 11 majit dhe votat që do të numërohen këtu në Pallatin e Sportit "Farije Hoti".
Ky proces pritet të zgjas për shkak se janë më pak grupe numërimi dhe bëhet fjalë mbi 400 mijë vota të vlefshme të cilat do të rishikohen edhe njëherë.
Është një vendim i KAS me kërkesë të dy anëtarëve Ledjo Braho dhe Elvis Çefës", u shpreh Luku.
