Maliq/ Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi të miturën, tentoi ta gënjente me karamele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 10:12
Një 59 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare.
Sipas informacioneve dyshohet se 59 vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer me të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime.
E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 59 vjeçarin.
Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin ndërsa hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi rastin.
