Kërkon lirimin me kusht, shtyhet seanca për Ervin Salianjin

Është shtyrë seanca gjyqësore që  ishte caktuar të mbahej këtë të martë në orën 13:00 për kërkesën ish-deputetin e Partisë Demokratike,  Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu.

Raportohet se seanca u shty për ditën e hënë, pasi Burgu i Fierit nuk kishte dërguar dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin e kërkesës.

Kujtojmë se Salianji kishte depozituar kërkesën në Gjykatën e Fierit, duke argumentuar se kishte përmbushur dy të tretat e dënimit me burg. Ai ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, pasi u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë