Alibej: Endriti dhe miku turk u vr*në kur po vinte ngarkesa me 530 kg kokainë nga Ekuadori. Nga kjo kishte interes Suel Çela

Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO.

Dëshmia e Alibejt kaloi sot edhe tek motivet e konflikteve mes grupeve kriminale në Elbasan dhe të vrasjes së vëllait të tij dhe 2 të jerëve në atë që njihet si “Masakra e Bradasheshit” në vitin 2018.

Alibej tregoi edhe për lidhjet me narkotrafikantin me famë ndërkombëtare dhe se Endrit Alibej, i vëllai i tij, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe miku turk i familjes, u vranë sepse po vinte një ngarkesë me 530 kg kokainë nga Ekuadori.

Dhe më tej foli për episodet e vrasjes dhe trafikut të drogës, motivet dhe rrethanat.

Alibej: "Kemi pasur një biznes me Dritan Gjikën. Ai na erdhi takoi Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë 530 kg kokainë nga Ekuadori me destinacion Turqinë.

Askush nga prokuroria e Elbasanit, apo policia kam fakte edhe për ata që janë të korruptuar.

Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa. 29 dhjetor kanë vra Endritin dhe shtetasin turk, dy njerëzit më kryesorë që kishin detyrë nxjerrjen e drogës nga porti. Sot droga është e sekuestruar nga policia.

Ka pas interes Suel Çela me e nxjerr Endritin jashtë loje, më goditën edhe nga ana ekonomike, deri për bukë.

Në atë periudhë më goditën edhe në opinion, në media sikur ka filluar sherri për 50 kg drogë.

Në lidhje me policin Leonard Palushin, kur jam vetëdorëzuar kam folur me të deri 3 mëngjesit ku i kisha vënë në dispozicion çdo gjë.

Me Leonard Palushin kur u lirova vinte shpesh te shtëpia ime, një nga infot i kam kërku Xhuljano Hoxhës dhe i them më bëj një listë emrash, personat dhe targash dhe ja kam dhënë Palushit në “Signal” apo “Ëhatsapp”.

Përveç kësaj, me Palushin arrita të verifikoj vendndodhjen e Talo Çelës.

Mbaj mend që Leonardit i kam dhuruar një makinë që e kisha poshtë, ka qenë “Mercedes-Benz, C-Class”, e vitit 2006, ngjyrë e zezë".