Elbasan/ Riaktivizohet zjarri në Kodër Krastë, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 17:11
Një vatër zjarri ka rënë në Kodër Krastë në Elbasan.
Fillimisht zjarri është fikur, por për shkak të erës së fortë, vatra është riaktivizuar sërish.
Momentalisht shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e zjarrit.
Aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat.
