Gjendet një person i pajetë te Bulevardi i Ri në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2025, 15:47
Një person, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë. Ai është gjetur në rrugë te Bulevardi i ri dhe pa shenja dhune.
Dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
“Më datë 16.06.2025, në rrugë te bulevardi i ri, është konstatuar pa shenja jete dhe pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar. Paraprakisht, dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”– njofton polica.
Policia po punon për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
