EMRI/ Shiste doza me k*kain në dyqanin e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin Erion Ferati, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.