Alibej: Talo Çela ishte trim që fshihej në Dubai, i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet. "Shpërthen" Xhuljano Hoxha: Zbardhni Enchro Chatin, s'kam lidhje me pisllëqet e këtij
Erjon Alibej tha se Xhuljano Hoxha ishte bashkëpunëtori i tij më i mirë, sepse e informonte për çdo gjë në lidhje me lëvizjet e kundërhstarëve të tij dhe për këtë e paguante sa herë i kërkonte para.
Madje edhe e kishte incizuar, për shkak se sipas tij, Hoxha i vinte shpesh edhe kushte dhe kishte kërkesa. Incizimin shpjegoi se ia kishte dorëzuar edhe agjentëve.
Kurse për Talo Çelën tha se “ishte nga ata trima që jo vetëm shiti miqtë e vet, por rrinte gjithmonë vetëm në Dubai”.
Erjon Alibej: Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur mË kërkonte para nga burgu.
Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte. Më jepte shume informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithccka në kohë reale.
Për Talo Çelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat qe rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet.

Xhuljan Hoxha: Tregoja pak prokurores dhe gjykatës qe kur njihet me mua? Sa kohë ka? Që në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço.
Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin, as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen, sepse ishte palë me Erjon Alibejn.
DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet , shiheni kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët këtu, unë kam qenë shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat.
Nëse unë kam lidhje me këtë gjë më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllëqet e këtij. Ky ka qenë vetë shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë kam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kërkon të më njollosë mua.

