Mbyllet seanca plenare, miratohet pa opozitën projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”

TIRANA- Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend është mbyllur pas më shumë se tre orësh debate.

Në përfundim të seancë u miratua me 72 vota pro dhe një kundër projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Opozita nuk ishte e pranishme në mbyllje të seancës dhe i vetmi deputet që ishte, demokrati Dashnor Sula, votoi kundër.

Mund të thuhet se për miratimin, mazhoranca "u shpëtua" nga prezenca e deputetëve të PSD-së së në sallë, me të cilët arritën kuorumin dhe shumicën.