"Po shmangen procedurat në këtë Kuvend!" Sula: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka akuzuar partitë në Kuvend se po zvarrisin qëllimisht në mënyrë proceduriale çështjet ligjore. Sula foli konkretisht për rezolutat dhe raportimet nga institucionet e pavarura, që sipas tij duhet të bëhet brenda këtij sesioni parlamentar. Sipas tij deputetët që do jenë edhe në legjislaturën e ardhshme, kanë axhendë personale.
"Po shmangen procedurat në këtë Kuvend. Një pjesë e mirë ka axhende personale edhe në legjislaturën tjetër, kjo është për të ardhur keq. Shqetësimi që kam për ata që do jenë dhe ata që nuk do jenë, në çaste të caktuara vendimtare, PS dhe PD preson Dhjetorin kur mbaron mandati i kryetarit të organizatës së SPAK, ku prisni të zhvillohen e të ndodhin xhevahire.
Rregullorja e Kuvendit e ka qartë se deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat, gjë që nuk është realizuar ndaj brenda këtyre dy seancave të mbarojnë këto rezoluta apo raporte për institucuionet e pavarura, duke nisur nga kreu i “organizatës kriminale të SPAK”, tha Sula.
