Shqipëria “pro” Izraelit në betejën që ka nisur në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 14:57
Shqipëria i qëndron në krah Izarelit në betejën që tashmë ka nisur në Lindjen e Mesme.
Deklaratën e ka bërë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në takimin e zhvilluar në tiranë me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në procesin e bashkëpunimit të evropës juglindore e njohur si SEECP.
Madje kryediplomati theksoi se është Irani që duhet të ndërpresë aktivitetin bërthamor dhe se Tel Avivi ka të drejtën e vetëmbrojtja.
Megjithatë Hasani edhe një herë e vë theksin te ulja e armëve.
Më tej Hasani theksoi angazhimin e Shqipërisë për realizimin e reformave me qëllim integrimin në BE.
