VIDEO/ Spiropali-Nokës pa mikrofon: Pusho se thirra gardën të nxora jashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 14:12
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u tensionua sërish mes mazhorancës dhe opozitës, duke kulmuar me një përplasje verbale mes kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetit demokrat Flamur Noka.
Gjatë një momenti jashtë mikrofonit, ku debati u zhvillua në mënyrë të drejtpërdrejtë mes tyre, Spiropali i është drejtuar Nokës me fjalët:
"Pusho, se thirra Gardën të nxora jashtë."
