NË SPITAL PAS HUMBJES SË NDESHJES! 21 lojtarë dhe staf i Salernitanës u bënë për spital
Pak orë pasi humbën ndeshjen me Sampdorian, 21 lojtarë dhe staf i Salernitanës u paraqitën në spital me shenja helmimi. Shkak bëhet e ditur se ishte ushqimi që konsumuan. Në këtë situatë ekipi kërkoi shtyrjen e ndeshjes së kthimit
Salernitana humbi 2 me zero në ndeshjen e parë të playofit me samptorian në sfidën për qëndrimin në kategori, por po ashtu pësoi dhe një tjetër tronditje. 21 persona, mes lojtarëve dhe stafit teknik, përfunduan në spital për shkak të një dyshimi për intoksikim ushqimor.
Gjatë kthimit me një fluturim charter drejt aeroportit Salerno-Costa d’Amalfi, disa anëtarë të ekipit filluan të ndiheshin keq. Menjëherë pas mbërritjes, në aeroport ndërhynë disa autoambulanca që transportuan të prekurit në spital. Shkak i mundshëm i gjendjes së tyre mendohet të jetë ushqim i përgatitur në Genova.
Shumica e të prekurve lanë spitalin në orët e mëngjesit. klubi anuloi seancën stërvitore të planifikuar për të martën dhe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e ndeshjes së kthimit ndaj Sampdorias, e parashikuar për të premten më 20 qershor në stadiumin “Arechi”.
“U.S. Salernitana 1919 njofton se ka anuluar stërvitjen e sotme për shkak të një intoksikimi të rëndë ushqimor që preku 21 anëtarë të grupit, mes lojtarëve dhe stafit teknik. Situata kërkoi ndërhyrjen e autoambulancave dhe shtrimin e shumë personave në spital. Janë njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse dhe janë nisur procedurat ligjore dhe mjekësore për të mbrojtur shëndetin e pjesëtarëve tanë”, thuhet në deklaratë.
Administratori i deleguar Maurizio Milan shtoi se ekipi po rrezikon përgatitjen normale për ndeshjen vendimtare të sezonit. Tashmë Pritet përgjigja e autoriteteve nëse përballja për të rënë apo mbijetuar në serie B të shtyhet apo të luhet në 20 qershor.

