Kreu i FSHB-së, Ponari: Suksesi në basketboll bazohet në tre elementë: burime njerëzore, terren dhe financim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2025, 22:08
Basketbolli në Shqipëri, ka pasur një sezon të fortë me sfida ekonomike dhe mungesë ambientesh stërvitore, por me rritje të dukshme.
Është ky vlerësimi që vjen nga kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari në një intervistë ndryshe në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News”.
Në bisedë me moderatorin Klodi Karaj, Ponari shprehet se:
“Suksesi në basketboll bazohet në tre elementë: burime njerëzore, terren dhe financim”.
Gjatë intervistës Ponari përmend rëndësinë e përhapjes së basketbollit edhe në rrethe.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KREUN E FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT, AVNI PONARI
