Gazetari Uvil Zajmi: Do të jemi pretendentë deri në fund për kualifikim në Botëror
Gazetar sportiv dhe publicisti i njohur Uvil Zajmi skanoi paraqitjen e Kombëtares shqiptare të futbollit në dy sfidat e fundit ndaj Serbisë dhe Letonisë.
I ftuar nga moderatori Klodi Karaj në një intervistë në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News”, Zajmi u shpreh se barazimi ndaj Serbisë ishte një rezultat dinjitoz, pasi përballë kishim të bënim me një kundërshtar të vështirë.
“Një barazim dinjitoz kundër një kundërshtari të vështirë, me shumë vlerë për ne.
Nëse nuk do ta kishim marrë një barazim do të ishte një goditje. Loja u interpretua shumë mirë, me notë maksimale për trajnerin nuk ishte e lehtë.
Do të jemi pretendentë deri në fund për kualifikim në Botëror. Edhe në Serbi do të luajmë fort. Përveç Anglisë, edhe ne jemi kandidatë të denjë për t’u kualifikuar”, u shpreh ndër të tjera gazetari Uvil Zajmi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN UVIL ZAJMI
