I NXEHTI I KONTRATAVE NË FUTBOLL! Vera ka rritur temperaturat në merkaton e lojtarëve

Temperaturat e larta në futboll. Ekipet me kryesore kanë intensifikuar bisedimet për të përforcuar formacionet sa i përket sezonit të ardhshëm

Lëvizjet në tregun e transferimeve kanë nisur të intensifikohen, me disa nga klubet më të mëdha europiane që synojnë përforcime kyçe për sezonin e ri. Real Madrid shpreson të përfitojë nga situata kontraktuale e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konaté.

Francezit 26-vjeçar i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe "Los Blancos" po synojnë ta sigurojnë me parametra zero.

Ndërkohë, Arsenal vazhdon kërkimin për një sulmues. Prioriteti ka qenë Viktor Gyökeres i Sportingut, por çmimi i lartë ka detyruar "Topçinjtë" të zhvendosin fokusin te Benjamin Šeško i Leipzig apo Ollie Watkins i Aston Villas.

Në Itali, Interi ka shfaqur interes për Rasmus Hojlund, sulmuesin 22-vjeçar të Manchester United. Skuadra zikaltër e sheh danezin si përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Nga ana tjetër, Manchester United po ruan shërbimet e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee , por gjithashtu ka kontaktuar për Hugo Ekitike të Eintracht Frankfurt.

Në “radarët” e disa klubeve angleze si Chelsea, Aston Villa dhe Tottenham ka hyrë Alejandro Garnacho. 20-vjeçari i është thënë të kërkojë një skuadër të re.

Në frontin ndërkombëtar, Al-Hilal ka përmirësuar ofertën për Victor Osimhen, sulmuesin e Napolit, duke i ofruar një pagë vjetore deri në 42.6 milionë paund.

AC Milan ka hapur bisedimet me Arsenal për mbrojtësin ukrainas Oleksandr Zinchenko, ndërsa PSG ka rënë dakord me Illia Zabarnyi të Bournemouth për kushtet personale dhe po diskuton për tarifën me klubin anglez.

Në Spanjë, Galatasaray ka bërë ofertë për portierin e Barcelonës, Marc-André ter Stegen  Ndërkohë, Porto synon të afrojë talentin anglez Tyler Dibling nga Southampton.

Merkatoja po premton një verë të nxehtë, me shumë emra të mëdhenj që mund të ndryshojnë fanellë por edhe me kontrata qw lwvizin miliona euro.