MË TË PAGUARIT NË BOTËRORIN E KLUBEVE! Al Hilal kryeson listën me 6 lojtarë, Mesi i 11-ti
Lionel Messi ka tërhequr vëmendjen me lojën e tij në Kupën e Botës për Ekipe, por nuk është më i paguari. Listën e pjesëmarrësve e kryesojnë gjashtë lojtarë të Arabisë me rrogat më të larta, ndërsa argjentinasi renditet i njëmbëdhjeti
Kupa e Botës për Klube ka mbushur stadiumet por ka shtuar edhe analizat sa i përkett lojtarëve më të paguar. Vëmendjen e merr Lionel Messi, ylli i MLS dhe lojtari më i shtrentjë në kampionatin amerikan. Megjithatë 11.8 milionë euro neto në sezon, argjentinasi renditet në vendin e 11-të në listën e futbollistëve më të kushtueshëm.
Në krye të renditjes nuk është Cristiano Ronaldo, pasi Al Nassr nuk merr pjesë në turne. Portugezi do të ishte i pari me një pagë rekord prej rreth 170 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, Arabia Saudite mbetet protagoniste, falë Al Hilal-it që jo vetëm merr pjesë në garë, por dominon edhe klasifikimin e pagave.
Skuadra saudite ka 6 lojtarët më të shtrenjtë, me Kalidou Koulibaly që kryeson me 34 milionë euro neto në sezon, i ndjekur nga Milinkovic-Savic dhe Mitrovic me nga 24.5 milionë euro. Të gjitha këto shifra janë neto dhe të paprekura nga tatimet, duke qenë se në Arabinë Saudite nuk aplikohet taksimi për pagat e futbollistëve.
Sa i përket skuadrave europiane, lider është Kylian Mbappé. Francezi i Real Madridit përfiton 15 milionë euro neto në sezon, që përkthehet në 31.2 milionë euro bruto. Pas tij renditen Harry Kane i Bayern Munich dhe Erling Haaland i Manchester City.
Nga klubet italiane, vetëm Dusan Vlahovic i Juventus renditet mes 20 më të paguarve, me 10.5 milionë euro neto në sezon, shifër që do të rritet në 12 milionë duke nisur nga 1 korriku. Lautaro Martinez, lojtari më i paguar i Interit, me 9 milionë euro neto, nuk arrin të futet në këtë listë elitare.
TOP MË TË PAGUARIT
Kalidou Koulibaly, Al Hilal – 34 milionë euro
Sergej Milinkovic-Savic, Al Hilal – 24,5 milionë euro
Aleksander Mitrovic, Al Hilal – 24,5 milionë euro
Malcom, Al Hilal – 17,6 milionë euro
Ruben Neves, Al Hilal – 16,9 milionë euro
Joao Neves, Al Hilal – 15 milionë euro
Kylian Mbappé, Real Madrid – 15 milionë euro
Harry Kane, Bayern Monaco – 13,3 milionë euro
Erling Haaland , Manchester City – 12,6 milionë euro
Mohamed Salah, Liverpool – 11,8 milionë euro
Lionel Messi, Inter Miami – 11,8 milionë euro
Manuel Neuer Bayern Monaco – 11,1 milionë euro
Ousmane Dembélé, Paris Saint Germain – 11 milionë euro
Thomas Müller, Bayern Monaco – 10,9 milionë euro
David Alaba, Real Madrid – 10,8 milionë euro
Leroy Sané, Bayern Monaco – 10,6 milionë euro
Dusan Vlahovic, Juventus – 10,5 milionë euro
Lucas Hernández, Paris Saint Germain – 10,5 milionë euro
Joshua Kimmich, Bayern Monaco – 10,3 milionë euro
Bernardo Silva, Manchester City – 10,1 milionë euro

