VIDEO/ Messin nuk e mbajnë më nervat, godet me kokë kundërshtarin, e fal VAR-i
Lionel Messi ka qenë protagonist i një ngjarje të pakëndshme gjatë ndeshjes së parë të Botërorit të Klubeve, kur Inter Majemi i tij përballej me Al Ahlin.
Argjentinasi rrallëherë pati hapësira të tregonte talentin e tij, i ndalur shpesh me faulle nga kundërshtarët dhe kjo solli edhe një reagim të yllit të skuadrës amerikane.
Ai shihet teksa i afrohet mbrojtësit Jaser Ibrahim të ekipit kundërshtar dhe pastaj e godet me kokë.
Një ngjarje e cila u anashkalua nga gjyqtari, por edhe VAR-i, i cili normalisht duhej të ndërhynte për gjeste të tilla antisportive të cilat jo rrallë shoqërohen me karton të kuq… nëse nuk je Messi.
???? Messi was aggressive towards Al Ahly player and tried headbutting him
— fan (@NoodleHairCR7) June 15, 2025
Ref didn't even show a yellow ????pic.twitter.com/SeUXM0NncJ
