Të rinjtë në futboll, Vangjel Mile: Përgjegjësi shumë e madhe të menaxhosh ëndrrat e shumë fëmijëve

Në puntatën e fundit për këtë sezon të emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News” i ftuar special ishte drejtori i Akademisë së Futbollit të Tiranës, Vangjel Mile.

Në një bisedë jashtë presionit sportiv me moderatorin Aejda Durishti, Mile tregon se Akademia e Tiranës ka rreth 460 lojtarë nga grupmosha 7 deri në 21 vjeç.

“Ata punojnë për zhvillimin fizik, teknik dhe mendor të lojtarëve, duke i përzgjedhur sipas parametrave si gjatësia, pesha dhe testet fizike”, u shpreh Mile.

Në vijim, ai pranon se infrastruktura në Shqipëri mbetet një problem, por pavarësisht kësaj, disa lojtarë si Jaku i ditëlindjes 2006 janë transferuar jashtë.

Po ashtu në bisedën me të, Vangjel Mile e sheh punën si sfiduese dhe me përgjegjësi, pasi merret me ëndrrat e shumë fëmijëve.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DREJTORIN E AKADEMISË SË FUTBOLLIT TË TIRANËS VANGJEL MILE