Zbulohet arsyeja pse dështoi kalimi i Theo Hernandez te Atletico Madrid

Transferimi i Theo Hernandez-it nga Milani te Atletico Madridi ka dështuar për dy arsye kryesore.

E para lidhet me kërkesat financiare të kuqezinjve: Milan refuzoi ofertën prej 18 milionë eurosh plus 2-3 milionë bonuse, duke kërkuar më shumë se 20 milionë euro për mbrojtësin francez, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor 2026.

Arsyeja e dytë është reagimi i tifozëve të Atletico Madrid-it.

Ata nuk janë aspak të entuziazmuar me rikthimin e 27-vjeçarit, i cili është produkt i akademisë së tyre, por në vitin 2017 zgjodhi të bashkohej me rivalët e Real Madridit për 24 milionë euro, një veprim që nuk është falur kurrë nga tifozët madrilenë.

Pavarësisht ofertave të majme, përfshirë një nga Al-Hilal, që ai e refuzoi, Theo duket se po e ka të vështirë të gjejë një klub të ri në këtë verë.