''Kam edhe një vit kontratë te Tirana'', Shkëmbi: Kur mbaroi kampionati, fola me drejtuesit e klubit. Duhen sqaruar disa gjëra
Trajneri i Tiranës, Blendi Shkëmbi në një intervistë në emisionin ‘Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se ka edhe një vit kontratë me Tiranën.
Shkëmbi shtoi se për të rifilluar punën duhen që të sqarohen disa gjëra me klubin dhe stafin teknik.
Shkëmbi: Kur mbaron kampionati, është e thjeshtë për të gjetur apo për të thënë justifikime.
Është e vërtetë që unë u riktheva, u riktheva me besimin se do të bënim diçka më mirë, diçka që do ti kalonte edhe ato rezultate që ne patëm.
Për fat të keq nuk arritem atë që donim për shumë e shumë arsye.
Jam i bindur që edhe fati është një nga këto shkaqe.
Që në momentin që mbaroi kampionati unë kam pasur një bisedë me drejtuesit e klubit të cilët kanë shprehur dëshirën ashtu si edhe timen për të vazhduar, për të bashkëpunuar.
Kemi vazhduar gjatë gjithë ditëve, kemi qenë në kontakt për atë se çfarë do të bëjmë dhe si do të vazhdojmë.
Patjetër që për të rifilluar punën duhet të kristalizojmë disa gjëra.
Ose më saktë e thënë shqip, duhet të sqarojmë disa gjëra bashkë, stafi teknik por edhe klubi për të parë se çfarë do të bëjmë më shumë në të ardhmen apo më mirë për klubin e Tiranës.
Unë në fakt kam edhe një vit kontratë.
