Vonesa në trafik i shpëtoi… jetën pasagjeres së ”Air India”!
Bhoomi Chauhan kujtoi se ishte e zemëruar dhe e frustruar. Trafiku i madh i kishte vonuar udhëtimin e saj me makinë për në aeroportin e Ahmedabad – aq shumë sa ajo humbi fluturimin e saj të ”Air India” për në Londër vetëm me 10 minuta, sipas BBC.
Chauhan, një studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, kishte qenë në vizitë në Indinë perëndimore për pushime.
28-vjeçarja duhej të fluturonte për në shtëpi me ”AI171” të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë 241 persona në bord dhe shumë në tokë.
Por, pasi mbërritëm në aeroport, më pak se një orë para nisjes, stafi i linjës ajrore e ktheu mbrapsht. “U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar”, kujton ajo.
“Isha shumë e zhgënjyer. U larguam nga aeroporti dhe qëndruam në një vend për të pirë çaj dhe pas pak, para se të niseshim… po flisnim me agjentin e udhëtimit se si të merrnim një rimbursim për biletën. Atje, mora një telefonatë që tha se avioni ishte rrëzuar”, kujton ajo.
”Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua”, shton ajo. Chauhan thotë se mbërriti në aeroport në orën 12:20 sipas orës lokale, 10 minuta pasi kishte filluar imbarkimi.
Karta e saj dixhitale e imbarkimit, e parë nga BBC News, tregon se i vendi i saj ishte i klasit ekonomik, 36G. Por, pavarësisht se është regjistruar në internet, ajo thotë se stafi i linjës ajrore nuk e lejoi të përfundonte procesin në aeroport.
“Kur humba fluturimin, u dëshpërova. E vetmja gjë që kisha në mendje ishte nëse do të kisha filluar pak më herët, do të kisha hipur në aeroplan. I kërkova stafit të linjës ajrore të më lejonin brenda pasi isha vetëm 10 minuta me vonesë. U thashë atyre se jam pasagjeri i fundit dhe ju lutem më lejoni të hipi në aeroplan, por ata nuk më lejuan”, thotë ajo.
Avioni u nis sipas planit, të enjten pasdite, por dukej se po luftonte për të fituar lartësi dhe u rrëzua rreth 30 sekonda pas fillimit të fluturimit.
Avioni goditi një zonë banimi, duke vrarë 241 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Një pasagjer, shtetasi britanik Vishwashkumar Ramesh, i mbijetoi rrëzimit dhe u trajtua në spital për lëndime. Në bord ishin gjithashtu shtetas indianë, portugezë dhe kanadezë.
