”Le Figaro”: Meloni një model edhe për të djathtën franceze
Katolike, e krahut të djathtë dhe liberale, kjo është metoda fituese e kryeminitres italiane, Giorgia Meloni.
Ky është përfundimi që spikat në të përditshmen e njohur franceze ”Le Figaro”, e cila këtë javë i kishte kushtuar një analizë lajkatuese kryeministres Meloni, që sipas saj, është bërë një edhe model për të djathtën në Francë.
“Në pak më shumë se dy vjet e gjysmë në pushtet, kryeministrja italiane është vendosur si figura qendrore në politikën franceze. Kurba e popullaritetit të saj mbetet e lartë dhe sondazhet favorizojnë partinë e saj”, shkruan ”Le Figaro”.
“Gruaja e parë që qeveris Italinë u bën përshtypje aleatëve dhe kundërshtarëve”, vazhdon artikulli.
”Në një sistem politik të prirur ndaj krizave të përsëritura, intrigave dhe tradhtive makiaveliane, ajo duket se e drejton anijen me një dorë të sigurt, duke u dhënë bashkatdhetarëve të saj një ndjenjë të pashembullt stabiliteti”, thekson ”Le Figaro”

