Macron: Franca dënon programin b*rthamor të Iranit!
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca e ka dënuar vazhdimisht programin bërthamor të Iranit dhe ka pohuar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ndërsa Britania dhe Italia bënë thirrje për një ulje të tensioneve.
Në një postim në platformën e rrjeteve sociale X, Macron tha se kishte folur me disa udhëheqës botërorë, përfshirë Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Por ai nuk tha nëse kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Në të njëjtën kohë, një nga krerët e parë të shteteve që reagoi menjëherë ndaj sulmeve të Izraelit ishte Kryeministri Britanik.
"Stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë një përparësi. Ne po punojmë me partnerët tanë për të çtensionuar situatën. Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe një kthim në diplomaci", tha ndër të tjera Keir Starmer, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të tërhiqen në mënyrë që të ulin menjëherë tensionin.
