IRAN – Valë e re sulmesh izraelite, shkatërrohet aeroporti i Tabrizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2025, 12:17
Ushtria izraelite ka nisur një valë tjetër sulmesh në Iran dhe, sipas burimeve ushtarake, forcat ajrore kanë shkatërruar aeroportin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se shpërthime të reja u dëgjuan të premten në Iranin veriperëndimor, pas një serie sulmesh ajrore izraelite kundër Republikës Islamike.
“Pak minuta më parë, shpërthime të reja u dëgjuan deri në një provincë të Azerbajxhanit lindor”, raportoi televizioni.
Agjencia kombëtare e lajmeve Tasnim raportoi për një seri sulmesh që më parë kishin synuar 10 vende në të njëjtën provincë, duke vrarë të paktën tre persona.
