Izraeli sulmin Iranin/ Topollaj: Shtetet armike prej dekadash, i trembet fuqisë së teknologjike që ka
Përmes një interviste në Ora News, Spartak Topallaj tha se marrëdhëniet Izrael Iran kanë njohur zhvillime pas 1979 kur u kthye në Iran Ruhollah Khomein që e shpalli Izraelin armik.
Topollaj: Marrëdhëniet Izrael Iran kanë njohur zhvillime pas 1979 kur u kthye në Iran Ruhollah Khomein që e shpalli Izraelin armik. Doktrina e liderit iranian e justifikon me fenë, edhe pse çdo popull dhe komb ka të drejtën e tij, dhe nuk mund t’i imponohesh.
Vetë iranianët nuk janë arabë, sepse kanë lidhje me Persinë e lashtë. Kanë një histori të madhe, ku kanë kulturë, me Darin dhe Persin. Izraeli është bërë shtet vetëm para 70 vitesh nga Forcat e Mëdha dhe ka zhvilluar 5 forca të madh me arabët. Kësaj radhë lufta është me Iranin, kjo pasi Irani e konsideron shtet armik Izraelin dhe i trembet fuqisë së ka ai shtet.
