"Shpikja" e PS-së/ Peleshi: Akademia Politike me format të veçantë për gjeneratën e re në Kuvend
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate deputetësh, 54 (65.05%) prej të cilëve përfituan mandatin për herë të parë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi bëri të ditur sot se Akademia Politike e Partisë Socialiste rikthehet me një format të veçantë, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.
“Një mënyrë të re të të menduarit politik, që shkon përtej retorikës, drejt një vizioni të përbashkët për Shqipërinë e vitit 2030”, u shpreh Peleshi.
39 nga 54 deputetët që e fituan mandatin për herë të parë nuk kanë mbajtur më parë pozita drejtuese në nivel të lartë ekzekutiv si ministër, zv.ministër apo kryetar bashkie.
Nga 39 deputetë 23 (59%) janë burra dhe 16 (41%) janë gra.
