DREJTËSIA “HESHT”! Kreu i SPAK nuk tregon cili ministër po hetohet. ILD-KLGJ nuk komentojnë qëndrimet e Ramës. Kushtetuesja: Nuk intimidohemi!

Një ministër është nën hetim nga SPAK, por kreu i institucionit Altin Dumani nuk preferoi të japë emër. Krerët e drejtësisë zgjodhën të heshtin përballë qëndrimeve të bëra prej kryeministrit, por edhe ish kryeministrit ndaj sistemit, përveç kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj që reagoi publikisht

Në regjistrin e Transparencës për muajin prill SPAK ka shkruar se një ministër është nën hetim aktualisht.

Në lidhje me emrin u pyet këtë të premte kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili nuk preferoi të japë një përgjigje, edhe pse mësohet se bëhet fjalë për Arben Ahmetajn, kur ka qenë ministër i Mjedisit.

Përgjigje nuk dha as Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili u pyet në lidhje me akuzat që kreu i qeverisë, Edi Rama, i bërë institucionit të tij një ditë më parë.

Përpara kamerave heshti edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

DREJTËSIA “HESHT”! Kreu i SPAK nuk tregon cili ministër po

E vetmja që foli përpara mediave ishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj e cila komentoj deklaratat e kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

Krerët e drejtësisë u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët mbi Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e Integrimit Evropian.