Rritja e rrogave 700 euro për gjyqtarët/ “E dimë që vendimet tona janë objekt kritikash”- Kryetarja e Kushtetueses: Kufiri mbetet te kritika, jo presioni
Pas komente të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro, vjen reagimi i Kryetares së Gjykatës Kushtetues.
Holta Zaçaj në një reagim publik shprehet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese juanë objekt kritik dhe se për këtë janë të ‘parapërgatitur’. Ajo shton se kufiri mbetet kritika, dhe jo presioni.
“I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp… Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni.
Nuk besoj se jemi tek ky elementi i moszbatimit. Ne kur kemi pasur mundësi i kemi thënë, sigurisht jam shprehur që zbatimi i vendimeve të Kushtetueses tregon stadin e demokracisë. Sigurisht kemi ende punë për të bërë, por në autoritetin e vet, vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të caktuara që politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera. E rëndësishme është që Gjykata funksionon, dolëm me një njoftim sepse detyra jonë është të garantojmë publikun se Gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht që mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe të mediave, ne i çmojmë, por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i informuar, të marrë informacionin e duhur e nga ana jonë të sigurojmë publikun që jemi të pavarur dhe të paanshëm, të bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat dhe palët e përfshira në proces”, shprehet kryetarja e GJK.
Zaçaj shton se “jnë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona”.
“Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa. Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem. Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

