Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, dyshohet për vra*je
Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të mërkurë në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos, ku është gjetur pa shenja jete një person rreth moshës 65 vjeç.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është identifikuar me inicialet V.S., ndërsa trupi i tij është gjetur në rrethana ende të paqarta.
Pranë trupit të të ndjerit është zbuluar një thikë, çka ka ngritur dyshimet e para për një vrasje të mundshme.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të dyshimtë.
Policia po verifikon nëse thika ishte në posedim të viktimës apo mund të jetë përdorur ndaj tij, si dhe po analizohen të gjitha pistat, përfshirë atë të vetëvrasjes apo dhunës me dashje.
Njoftimi i policisë:
Klos / Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
