Vra*ja e Martin Canit/ 6 persona të tjerë dëshmojnë në gjyq, mes tyre 4 të mitur. Seanca e radhës me 25 qershor
Gjashtë persona të tjerë, mes të cilëve 4 të mitur dëshmuan këtë të mërkurë në Gjykatën Penale të Tiranës, në procesin gjyqsor që po zhvillohet ndaj Marjo Perlleshaj, person i dyshuar për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani.
Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjecare “Fan Noli” dhanë dëshmi përpara gjyqtarës së cështjes për ditën e ngjarjes.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të dëshmisë së fëmijëve të mitur, pa prezencën e mediave, teksa nuk ka të dhëna rreth dëshmisë së tyre për shkak se janë minorenë.
Përvec tyre, në seancë dhanë dëshmi edhe dy të rritur, Arjan Mazniku dhe Rilind Kacollja , që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishëm për të kuptuar se si ndodhi vrasja me thikë në datën 18 nëntor të vitit 2024 në kryeqytet.
Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor, ku do paraqiten dëshmitarë të tjerë.
