MJEKË PRANË PUSHUESVE! Në Pogradec kthehet shërbimi 24 orë në qendrat verore
Prej nisjes së sezonit veror në Pogradec janë kthyer qendrat shëndetësore verore. Për pushuesit por edhe qytetarët shërbimi në to do të jetë 24 orë
Hapja e sezonit turistik në Pogradecit është shoqëruar me shtimin e shërbimit shëndetësor në dispozicion të pushuesve.
Qendra shëndetësore verore bëhet e ditur se do të jenë 24 orë të hapura, ndërsa vitin e shkuar kanë dhënë ndihmë për një numër të konsiderueshëm personash.
Sipas Elona Katiraj drejtoreshë e NJVKSH Pogradec vetëm për 2024-n kanë qenë 2741 vizita ku 211 vizita kanë qenë të huaj dhe pjesa tjetër pushues dhe vendas për të marrë ndihmë në këto qendra.
Pranë liqenit në çadrën e emergjencës verore janë angazhuar edhe 10 mjekë.
Ndërsa mjekja bën thirrje për kujdes nga ekspozimi në temperatura të larta.
Liqeni dhe klima e Pogradecit bën që në sezonin veror numri i pushuesve aty të jetë tejet i lartë.
36 Qendra Shëndetësore Verore janë angazhuar në gjithë vendin, ku 227 punonjës shëndetësorë të angazhuar.

