Sezoni veror/ Ozuni: Nisje më e rregullt se vitet e kaluara, por sfidat priten me ardhjen e fluksit turistik

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me "Ora News", eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni komentoi ecurinë e sezonit turistik, duke theksuar se edhe pse nisja është premtuese, sfidat reale do të shfaqen me rritjen e fluksit të turistëve.

"Në qoftë se ka nisur mbarë është pak vështirë për tu thënë, jemi ende shpejt. Problematikat e para i presim në momentin që fillon edhe fluksi masiv i turistëve me çartera, sepse ata bëjnë edhe pjesën më të madhe të lëvizjes dhe të fluksit të menjëhershëm.

Atëhere do të shohim edhe infrastrukturës sesa mund ti rezistojë, atëhere do të shohim edhe rregullat e reja kryesisht ato të parcelës së plazhit sesi do të shkojë.

Për momentin perceptimi është që kemi një nisje deri diku të rregullt, më mirë sesa vitet e kaluara, por jemi ende shpejt për të dalë në konkluzione.

Shpresoj që po të ecim po me këtë ritëm qetësie dhe rregullsie me ë cilën kemi nisur, por është e vështirë për të parashikuar diçka në këto momente", u shpreh Ozuni.