“Shko afroju se e ke aty”/ Tafani: Laerti më dha informacion se ku ishte Kujtimi Meta, e qëll*va me “Zastava” me silenciator deri sa më mbaruan fishekët, por...
Artan Tafani një nga personat që ishte pjesë e grupit të Laert Haxhiut po vijon dëshminë edhe këtë të mërkurë para togave të zeza të GJKKO-së
Pjesë nga pyetje-përgjigjet në sallën e gjyqit
Artan Tafani: Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benz”-in gri me targa greke.
Pasi kaluan Kavajën kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që s’duhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës.
Kur erdhëm në Tiranë kemi lënë “Benz”-in në “Astir” dhe për të humbur gjurmë kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë unë, Lulzim Arapi dhe Laerti.
Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi para ngjarjeve fliste Laerti me të.
Pas një muaji erdhën edhe lekët e tjera dy herë nga 10 mijë na i solli Qamili babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili një herë ne dy-tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë.
Prokuror Behar Dibra: Si jua ka prezantuar Laert Haxhiu viktimën Albi Bashaliu para vrasjes?
Artan Tafani: Pasi ka komunikuar me Lorenc Lalën na e ka shpjeguar edhe ne që do i bënim nder “Limit”.
Prokuror Behar Dibra: Mund të na e sqarosh kush janë çunat e vrarë?
Artan Tafani: Di që ishin dy çuna që ishin vëllezër, Enriko Xhahysa dhe një tjetër. Më tha që më kanë vrarë babin.
Pasi ka folur Laerti me Limin pasi na ka çuar një video Enriko një makinë, e cila ishte e viktimës.
Pas videos kam takuar të zotin e hallit pra Enrikon, në qëndër të Rrogozhinës më priste Enriko që të më tregonte shtëpinë e viktimës.
Enriko kishte veshur një bluzë gri me kapuç, hyri në makinë u shtri. U nisëm për në fshat më tregoi lokalin, shtëpinë, pak më lart kishte shtëpinë Enriko. Nuk kam pasur takime të tjera.
Prokurori: Është përmendur emri i Laertit?
Tafani: Emri i Laertit nuk është përmendur, Enriko më ka thënë që jam nipi i Limit që është Lorenc Lala.
Lili është krahu i djathtë Sajmir Taullahut. Lili mbante lekët e të gjithëve të Laertit, Sajmirit të të gjithëve.
“Audi” i bardhë drejtohej nga Lulzimi, ndërsa unë kisha “Benz”, derisa kemi arritur në Rrogozhinë. Më pas mora “Audi”-n, “Benz”-in e lamë që ta kishim kur të ktheheshim.
Lulzimi kaloi pasagjer unë shofer, parkuam 10 metra nga vendi ku ndodhi ngjarja, viktima ka ardhur rreth orës 8 të mëngjesit. “Audi” ishte te garazhi i Elisjano Abedinit, targat i ka marrë Lulzimi, diku targat në Tiranë të vjedhura.
Prokurori: Pas ngjarjes u kthyet prapë tek “Benz”-i?
Artan Tafani: U rikthyem me makinën e viktimës, Lulzimi ndezi “Benz”-in dhe më priste. “Audi” nuk ndezi dhe e dogjëm në vendngjarje, e dogjëm se kështu e mendova unë, kishim në makinë dy bidona benzinë. Djegia e “Audi”-t në vendngjarje nuk kishte e menduar, do e digjnim ku lash “Benz”-in.
Për vrasjen blemë një pistoletë tip “TT” 1 milion lekë tek Bledar Berberi. Kishim dhe një armë tjetër me fishekë shumë të vegjël që nuk u përdor në vrasje. Fishekët e “TT” -së i mbaruam në momentin që doli pronari i lokalit nxora këtë armën e vogël thjesht për ta trembur. Në drejtim të Bashaliut qëllova 6 herë. Mbaj mend që 2 herë e qëllova në gjoks dhe 4 herë në kurriz.
Tafani: Tentuam sërish të vrisnim Kujtim Metën dhe në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi.

Por Dorian Shurdhi nuk donte ta vrisnim, sepse kishte frikë se identifikohej nga kamerat e sigurisë. Unë me Laertin flisja në telefon dhe i tregoja për situatën dhe ai filloi të shante Dorianin dhe këmbëngulte që të bëhej vrasja.
Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha “shko afroju se e ke aty”.
Isha me një kapele në kokë dhe një pistoletë tip “Zastava” me silenciator. Shkova tek dera e lokalit, Kujtimi ishte duke pire kafe i vetëm.
Unë Kujtimin e kisha parë nga “facebook”, m’a kishte treguar Laerti dhe e njoha. Sapo e pashë nxora armën dhe e godita drejt dhe ai hidhet nga karrigia dhe përpiqet të ikë.
Unë e qëllova prapë, i qëllova me 8 fishekë. E ndoqa nga mbrapa, ai duke dalë në një parking nga pas lokalit, Kujtimi u pengua unë e qëllova sërish derisa më mbaruan fishekët.
Aty nuk kuptova sa plumba e kapën, por në lajme pashë që e kisha plagosur në bark.



