VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët furgoni në aksin rrugor Fier-Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2025, 16:56
Një automjet në aksin rrugor ''Fier-Lushnje ka marrë flakë teksa ishte në ecje.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
