U ndalua nga policia për kontroll, shqiptarit i zbulohet dro*a në gomën rezervë të mjetit, vihet në pranga në Itali

ITALI- Autoritetet italianë kanë vënë në pranga një shqiptar.

Raportohet se arrestimi i shqiptarit kaa rdhur pasi ai u kap me sasi droge në Cassino.

Policia nga ky opercion ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë.

I riu shqiptar u ndalua në autostradë ndërsa drejtonte një Alfa Romeo.

Mësohet se ai e kishte fshehur lëndën narkotike në gomën rezervë të mjetit.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u fut në burg.

Po hetohet lidhja e tij me personat që e kishin porositur kokainën, që dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.